09:49 / 27.01.2021
Burri në Malishevë e rrah gruan, arrestohet nga policia
Një burrë nga komuna e Malishevës e ka rrahur gruan e tij dhe i njëjti më pas është arrestuar nga policia në rrugën “Hysni Marzeku” .
Kjo është konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh.
“Rr. Hysni Mazreku, Malishevë, 26.01.2021-20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.























