Dyshohet se ia dha 40 euro policit për ta futur në Kosovë, arrestohet
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar para dy dite pas orës 22:00 në pikën kufitare të Kosovës në Vermicë, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë i njëjti dy herë kishte tentuar të futej në Kosovë pa letërnjoftim por një gjë e tillë nuk i është mundësuar dhe në herën e tretë i dyshuari ka tentuar t’ia jap 40 € zyrtarit policor për tu futur në Kosovë.
“PKK Vërmicë 27.12.2018 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti dy herë kishte tentuar të futej në Kosovë pa letërnjoftim por një gjë e tillë nuk i është mundësuar dhe në herën e tretë i dyshuari ka tentuar t’ia jap 40 € zyrtarit policor për tu futur në Kosovë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë























