Tentuan ta kontrabandojnë në Kosovë, arrestohen me Canabis Sativa
Një shtetas shqiptarë dhe një kosovarë u arrestuan disa qindra metra larg pikës kufitare të Morinit në Kukës, gjatë ditës së Hënë, në përpjekje për të kaluar në Kosove mbi 20 kilogram të dyshuar të llojit Canabis Sativa.
Droga e dyshuarpo tentohej të kalohej në këmbë nga kontrabandistët, kur u vrejtēn nga policia kufitare.
Të dy të dyshuarit tentuan të largohen duke braktisur Canabis Sativën, por policia kufitare reagoi duke i arrestuar të dy të dyshuarit për kontrabandim droge. Sipas policisë të dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje nga ana e prokurorit për 48 orēt e ardhshme.
Bashkë me sasin e konfiskuar të drogës së dyshuar, u konfiskuan dhe 3 telefona mobil. Kufiri i gjelbër mes Kosovës dhe Shqiprisë prej qindra kilometrash përdoret shpesh nga kontrabadistët për trafikim.























