09:27 / 10.02.2021
Policia jep detaje për rastin e sulmit fizik në Podujevë
Një person ka raportuar se derisa ishte duke kërkuar ndihmë mjekësore për nënën e tij në shtëpinë e shëndetit në Podujevë, është sulmuar verbalisht dhe fizikisht.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 09:35 në rrugën “19 Qershori”, në Podujevë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke kërkuar ndihmë mjekësore për nënën e tij në shtëpinë e shëndetit në Podujevë, nga i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar verbalisht dhe fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.























