Shqiptarja në Turqi kërkon gjakun e nënës në Kosovë

Shqiptarja në Turqi kërkon gjakun e nënës në Kosovë

Kudo në Turqi ka rrënjë shqiptare të cilët me krenari flasin gjuhën shqipe. Emisioni `Shqiptarët e Turqisë` përsëri gjendet në një familje shqiptare, që poashtu flasin gjuhën shqipe, ndonëse ca prej tyre asnjëherë nuk kanë qenë në Kosovë.

Kryefamlijari Ahmet Pekturk (mbiemrin të cilin e ka marrë në Turqi) ka prejardhje nga Gjinovca, atje kanë pasur mbiemrin Avrami, ai flet mjaftë mirë gjuhën shqipe, të cilën thotë se ia mësoi nëna. 

"Në vitin 1956 të parët migruan për në Turqi, babau quhet Nezir Avrami ndërsa gjyshi Jakup Avrami, ata kanë lindur në Kosovë. Ata atje kanë pasur shtëpi, tokë por meqë koha e vështirë ka qenë për shqiptarët, padrejtësitë që janë bërë aty i kanë detyruar të largohen nga Kosova", thotë ai.

Por ky çift i cili jeton në Turqi kërkojnë të parët (farefisin) që kanë mbetur në Kosovë.

Kryfamiljarja, Lejla Pekturk, me prejardhje nga Gjilani kërkon të gjejë farefisin e saj në Kosovë, e që vijnë nga Gjilani.

"Nana quhet Zarife ndërsa gjyshja Vahide, kurse babau Ajet dhe vijnë nga Gjilani. Atje kemi shumë familjarë nga ana e nanës. Me ta jemi takuar diku para 25 viteve më parë dhe nga ajo kohë nuk kemi informacion për ta."

Për më shumë ndiqeni videon e plotë: 


MË SHUME NGA Shqiptarët në Turqi