Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, rrotullohet vetura
BKT
Kronika

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, rrotullohet vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e së premtes në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Një veturë është rrotulluar e tëra në mes të rrugës kryesore dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Gazeta Express.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Vetë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, ka bërë të ditur Policia.


MË SHUME NGA Kronika