Mosmarrëveshje në trafik, përleshen fizikisht
BKT
Kronika

Mosmarrëveshje në trafik, përleshen fizikisht

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar, pasi të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje në trafik-komunikacion me viktimën mashkull kosovar janë përleshur fizikisht me të duke i shkaktuar lëndime.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vranidoll, Prishtinë të dielën në ora 16:30, transmeton Telegrafi.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

 

 

 


MË SHUME NGA Kronika