11:16 / 22.02.2021
Burri rrah gruan në Fushë Kosovë, ik nga shtëpia
Një femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj me të cilin kanë mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QMF-Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari ende nuk është intervistuar pasi ishte larguar nga shtëpia.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.























