Sulmohet fizikisht një person në Fushë Kosovë

Sulmohet fizikisht një person në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:30 në fshatin Grabovc i ulët, në Fushë Kosovë, transmeton Telegrafi.

Siç thuhet në raport, viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanit mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.