Gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet
BKT
Kronika

Gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Gjashtë qytetarë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale gjatë orëve të fundit në Tiranë. Mësohet se në pranga është vënë 37-vjeçari A. Sh., i cili ka qenë i dënuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

37-vjeçari ndërsa lëvizte në rrugën e Elbasanit me mjetin tip “Opel”, pasi i është dhënë shenja e ndalimit nga Policia, ka hedhur nga xhami i pasagjerit një qese me një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, transmeton abcnews.al

Po ashtu, në flagrancë u arrestua Gj. K., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij si dhe 41-vjeçari A. M.,  pasi ka vjedhur disa veshje në një dyqan.

Në orët e fundit, policia ka ndaluar 42-vjeçarin me iniciale T.T., pasi ishte i shpallur në kërkim për vjedhje. Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan N. H., 49 vjeç dhe R. M., 29 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur. 


MË SHUME NGA Kronika