Një libanez sulmohet në Kosovë, ia vodhën edhe 400 euro
BKT
Kronika

Një libanez sulmohet në Kosovë, ia vodhën edhe 400 euro

Një shtetas libanez është sulmuar fizikisht.

Siç ka raportuar në polici, tre të dyshuarit i kanë marrë kuletën me 400 euro.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën Dardania në Prishtinë.

“Viktima mashkull shtetas libanez raporton se tre të dyshuar i kanë marrë kuletën me 400 (katërqind) euro dhe njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht viktimën duke i ka shkaktuar lëndim trupor. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit ende nuk janë hasur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika