E mitura shkon të bashkëjetoi me të dashurin, policia në kërkim të tyre
BKT
Kronika

E mitura shkon të bashkëjetoi me të dashurin, policia në kërkim të tyre

Një e mitur nga Suhareka e moshës 16 vjeçare është larguar nga shtëpia e saj dje dhe sipas familjes e njëjta ka shkuar të bashkëjetoi me një person tjetër.

Ndërkohë që policia është vënë në kërkim të tyre pasi që nuk e di ende vendndodhjen e tyre.

“Është raportuar se viktima femër kosovare-e mitur është larguar nga shtëpia dhe pasi disa informatave nga familjaret dyshohet se ajo ka shkuar të bashkëjetoj me një person mashkull kosovar, ketë e ka konfirmuar babai i djalit. Ende nuk dihet vend-ndodhja e tyre, policia janë duke i kërkuar’, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës


MË SHUME NGA Kronika