12:07 / 26.02.2021
Me veturë del nga rruga dhe përplaset në një bager
Një vet-aksident ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku ngasësi me veturën e tij ka dalë jashtë rruge duke u përplasur në një bager.
Si pasojë e aksidentit ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.























