Shqiptarët e Turqisë: Akuza më e rëndë kur thonë nuk jeni shqiptarë

Shqiptarët e Turqisë: Akuza më e rëndë kur thonë nuk jeni shqiptarë

`Shqiptarët e Turqisë` me autoren Mimoza Elezi edhe kësaj radhe ndodhen në Turqi, në Stamboll, me familjet shqiptare të cilët kanë emigruar prej shekujsh nga trojet shqiptare, kanë shkuar në Maqedoni e prej andej në Turqi, e gjithandej botës.

Një pjesë e madhe e shqiptarëve kur kanë migruar për në Turqi nuk kanë pasur mbiemër të tyre të regjistruar dhe atje kanë marrë një mbiemër që ua kanë dhënë nga zonat që kanë migruar.

Kësaj radhe është një shqiptar që prej Beligjikës ka shkuar në Turqi për pushime, prej atje ku edhe është gjiruar ky emision.

Ai është nga Shkupi, familja e tij është nga Shqipëria por nuk ka informata se ku janë tani. "Babai im quhet Bajram Vardari (në Turqi e kanë marrë mbiemrin Vardari). Në vitin 1959 udhëtuam drejtë Stambollit.  Arsyeja e këtij emigrimi qenë problemet e mëdha që kanë pasur nga serbët, pra familjarët janë obliguar të braktisin trojet e tyre. Kanë pasur tokat, shtëpiat, nuk kanë pasur probleme nga ana ekonomike por kanë pësuar probleme nga çetnikët, nga serbët që i obliguan të braktisin vendet e tyre".

Ai tregon se në atë kohë kanë vajtur për në Turqi afro 40 familje njëherësh, ai ishte vetëm dy vjeç. Ata nuk dinin gjuhën, përpos nënës së tij, por në familjet e tyre gjithmonë flitej gjuha shqipe.

Më 1980 ai shkoi në Belgjikë. Meqë ata janë shqiptarët që kanë ikur nga Turqia, ata quhen shqiptarët e Turqisë, pra janë edhe shqiptarët e Shqipërisë, të Maqedonisë si dhe të Kosovës janë aty në Belgjikë, një numër i madh i shqiptarëve në atë rrethinë. Ai thotë se atje nuk ka dallim mes tyre, në përjashtim të vogël. Ai thotë se i thonë Shqiptar i Turqisë dhe jo i Kosovës " Unë ju them më shumë jam shqiptarë unë se ju".

Ata ofendohen duke mos i quajtur shqiptarë të Kosovës apo Shqipërisë, ai thotë se jemi SHQIPTARë dhe nuk ka dallim mes tyre.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:


MË SHUME NGA Shqiptarët në Turqi