Vjehrri kërcënon me armë nusen e djalit në Prishtinë
BKT
Kronika

Vjehrri kërcënon me armë nusen e djalit në Prishtinë

Një rast si “Dhunë familjare” është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë, mbrëmjen e kaluar.

Viktima femër ka raportuar se është kanosur me armë nga vjehrri i saj, transmeton lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku gjatë kontrollit në shtëpi kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë-punim dore dhe një pushkë tjetër të çmontuar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika