Aksident në Carrallukë, goditet për vdekje një 4-vjeçar
Një fëmijë katërvjeçar është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë pasi është goditur nga një veturë në fshatin Carrallukë.
Policia ka njoftuar se 4-vjeçari që ishte në cilësinë e këmbësorit nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve. Ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici.“Ju informoj se rreth orës 13:30 jemi informuar se në fshatin Carrallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmije -rreth 4 vjeqar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmija është pa shenja jete. I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë S.P. Malishevë, Njësitet patrulluese janë ne vendin e ngjarjes. NJRKRR DRP Gjakovë është njoftuar lidhur me aksidentin. Për veprime tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e policisë dërguar mediave.























