08:00 / 05.03.2021
Tre të vdekur dhe një i plagosur nga një aksident në Tiranë
Tre persona humbën jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor orët e vona të së enjtes në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 në Kodër-Kashar ku një 27-vjeçar me inicialet Z.M ka humbur drejtimin e makinës dhe ka dalë nga rruga, njofton euronews.albania.
Policia tha se aksidenti ngjau përballë ish-Radiostacionit dhe si pasojë tre pasagjerët që udhëtonin me Z.M (L. S.; I. S dhe D. D.) kanë ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.























