E kanos me vrasje një femër, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

E kanos me vrasje një femër, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuare një të dyshuar pasi që i njëjti e ka kanosur me vrasje një femër.

Sipas policisë nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë, 03.03.2021 – 20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur me vrasje viktimën femër kosovare. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika