Arrestohet një shtetas i huaj, tentoi të udhëtojë me pasaportë false
BKT
Kronika

Arrestohet një shtetas i huaj, tentoi të udhëtojë me pasaportë false

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Bajram Krasniqi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka konfirmuar për Express, se i njëjti ka tentuar që të udhëtojë në Berlin me pasaportë të falsifikuar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Në ora 13:45, në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, një shtetas i huaj ka tentuar të udhëtojë për në Berlin me një pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Policia ka inicuar rastin ‘Falsifikimi i dokumentit’. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me aktvendim të tij, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë ai për Express.


MË SHUME NGA Kronika