Aksion në Prishtinë, zbrazën lokalet që s’respektuan masat kundër pandemisë
BKT
Kosovë

Aksion në Prishtinë, zbrazën lokalet që s’respektuan masat kundër pandemisë

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës bashkë me Policinë e Kosovës kanë dalë në terren në rajonin e Prishtinës për të parë nëse janë duke zbatuar masat kundër pandemisë.

Ata kanë shqiptuar masa ndëshkimore dhe kanë zbrazur lokalet që kishin shkelur rregullat.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka konfirmuar se aksioni po zhvillohet në gjithë Prishtinën.

“Jemi në terren bashkë me Policinë e Kosovës në gjithë regjionin e Prishtinës për të parë zbatimin e masave anti-COVID kur kanë hasur organizime që janë në kundërshtim me ligjin dhe masat e marra nga Qeveria”, tha ai per KK.

Po ashtu, edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se disa ekipe të policisë bashkë me inspektorët kanë kryer aktivitete në kafenetë te Rruga B në kryeqytet.

“Në atë lokacion ka njësi policore që janë duke kryer aktivitetet në zbatim, respektim të masave ndaj pandemisë. Aktivitetet janë duke u zhvilluar së bashku me inspektorët kompetentë”.

Aktivitetet e përbashkëta po bëhen për të ndaluar grumbullimin nëpër lokale të organizuara për festat e marsit.


MË SHUME NGA Kosovë