Një i mitur plagos me armë zjarri një person
BKT
Kronika

Një i mitur plagos me armë zjarri një person

Një person i moshës së mitur për shkaqe ende të panjohura ka plagosur mbrëmë me armë zjarri viktimën po ashtu të moshës se mitur .

Rasti ka ndodhur në fshatin Kërpimeh të Podujevës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKMF Podujeve dhe më pas është dërguar ne QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te cal. 7.65 mm.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, policia ka bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit i cili është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma Zoraki me tre fishekë e cal. 7.65 mm , që dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 


MË SHUME NGA Kronika