10:04 / 07.03.2021
Një punëtor lëndohet pasi rrëzohet nga një ndërtesë në Vushtrri
Një punëtor përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi me ç‘rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.























