12:04 / 10.03.2021
Dy raste të parave të falsifikuara në Prishtinë
Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të parave të falsifikuar në Prishtinë, saktësisht të një monedhe prej 100 euro dhe të dy monedhave nga 500 euro.
Ja raporti i Policisë për dy rastet:
Rr. “B”, Prishtinë, 05.03.2021 – 16:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se ka hasur në një monedhë prej 100 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
Sheshi Nënë Tereza, Prishtinë, 09.03.2021 – 09:30. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se ka hasur në dy monedha nga 500 euro të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.























