Fyen zyrtarët policorë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë
BKT
Kronika

Fyen zyrtarët policorë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë për fyerje të zyrtarëve policorë.

Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të dielën në ora 17:25, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull – shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti ka penguar, fyer dhe nuk ka respektuar urdhrat e zyrtareve policorë”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 


MË SHUME NGA Kronika