11:50 / 18.03.2021
Arrestohet një person nën dyshimin per vjedhje te parave në një furrë buke
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti, pas hetimeve të zhvilluara dyshohet se në një furrë buke ka vjedhur para të gatshme.
Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 3 mars. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka kryer veprën. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.























