Përdori dhunë në familje dhe kërcënoi policët, arrestohet 32-vjeçari
Policia ka arrestuar një 32-vjeçar në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, pasi dyshohet për dhunë në familje dhe kanosje.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se 32-vjeçari ka tentuar t’i shmanget arrestimit duke i kërcënuar policët me armë.
Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një rast të dhunës në familje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilat fillimisht kanë bërë sigurinë e plotë të familjarëve, pasi që personi i dyshuar (i armatosur ) kishe sjellje agresive”, ka thënë Ahmeti.
Tutje ka njoftuar se është sekuestruar edhe një armë zjarri.
“I dyshuari K.M., mashkull, 32 vjeç, ka tentuar që duke kërcënuar me armë zyrtarët policorë t’i shmanget arrestimit. Mirëpo, Njësiti i Reagimit të Shpejtë, pas negocimit të gjatë profesional (rreth një orë) me personin e dyshuar, ka arritur të arrestoj të dyshuarin dhe të sekuestroj një armë zjarri”, është shprehur Ahmeti.























