10:15 / 19.03.2021
Vlorë, policia sekuestron 1870 fara të bimës cannabis sativa
Policia e Vlorës ka arrestuar të rinj për ushtrimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Në pranga kanë rënë shtetasit E. B., 29 vjeç dhe A. M., 20 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë në lagjen “Pavarësia”. Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin E. B, duke i dorëzuar një sasi me fara kanabisi shtetasit A. M.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. M. dhe kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1870 fara të bimës cannabis sativa dhe 2 aparate celular.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.























