Rrahen dy nxënës në mes vete në Prishtinë
BKT
Kronika

Rrahen dy nxënës në mes vete në Prishtinë

Një nxënës është arrestuar pasi dyshohet se është përleshur fizikisht me një nxënës tjetër të së njëjtës shkollë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:30 në rrugën Bajram Bahtiri, në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Siç thuhet në raport, gjatë kontrollit tek i dyshuari i parë është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (nxënës) pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me të dyshuarit tjetër, po ashtu nxënës të njëjtës shkollë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari i pare është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. 


MË SHUME NGA Kronika