Tentuan t’i privojnë nga jeta dy persona, merret vendim për dy të pandehur
BKT
Kronika

Tentuan t’i privojnë nga jeta dy persona, merret vendim për dy të pandehur

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.L dhe A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasja në tentativë.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit më 7 mars 2021, në fshatin Rekë, Komuna Kaçanik, me dashje kanë tentuar që t’i provojnë nga jeta të dëmtuarit F.T dhe L.T, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të ndodhur një natë më parë, në mes të vëllait të pandehurit F.L, S.L. dhe tani të dëmtuarit L.T., natën kritike së bashku edhe me të pandehurin K.Ç, derisa kanë qenë me veturën e tyre, të cilën e ka drejtuar i pandehuri A.S., u dalin në pritë të dëmtuarve F dhe L.T. në afërsi të shtëpisë së të dëmtuarit F, ndalin veturën, i presin dhe në momentin kur të dëmtuarit vijnë me veturën e tyre, të pandehurit dalin nga vetura dhe me përdorimin e armës, të llojit AK 47, shtien në drejtim të tyre, me ç ‘rast të njëjtëve iu shkaktojnë lëndime trupore”, njofton Gjykata.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.


MË SHUME NGA Kronika