Aksident me vdekje në Kavajë
BKT
Kronika

Aksident me vdekje në Kavajë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë.

Sikurse njofton policia, ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore në Qerret, ku një mjet me drejtues S.XH, ka aksidentuar një këmbësor 65-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të metejshme hetimore ndërsa vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


MË SHUME NGA Kronika