10:58 / 26.03.2021
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Kavajë, arrestohet 36 vjeçari
Shtetasi S.Xh, 36 është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme ka aksidentuar për vdekje shtetasin L.V, 65 vjeç.
Aksidenti ndodhi rreth orës 06:30 në rrugën dytësore Kavajë- mali i Robit, përballë shkollës Qerret më 25 mars.
L.V. po lëvizte në të njëjtin drejtim me makinën dhe në momentin e përplasjes po tentonte të kthehej majtas për në degëzimin e rrugës për fshatin Qerret./oranews























