09:33 / 01.04.2021
Arrestohet nga policia pasi dyshohet se theri me thikë bashkëshorten e tij
Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar me thikë ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta është hospitalizuar për tretman të mëtutjeshëm, transmeton Telegrafi.
Thika është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.























