11:03 / 01.04.2021
Merr flakë një veturë në Prishtinë
Një veturë ka marrë flakë mëngjesin e së enjtes në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin, transmeton Telegrafi.
“Rreth orës 10:00 është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit”, tha Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Borovci theksoi se nuk raportohet për të lënduar.
“Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha ai.























