Gjendet e gjallë gruaja e raportuar e zhdukur në Graçanicë
BKT
Kronika

Gjendet e gjallë gruaja e raportuar e zhdukur në Graçanicë

Gruaja e cila ishte raportuar një ditë më parë e zhdukur, sot është gjetur nga zyrtarët e stacionit të Graçanicës rreth orës 11:00 në fshatin Koznicë të Lipjanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, konform procedurave ligjore po kryhen procedurat e nevojshme policore përfshirë dhe kontrollet e duhura mjekësore.

“Pas një pune intenzive hetimore dhe kërkimore, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, respektivisht zyrtarët e stacionit të Graçanicës, sot rreth orës 11:00, në fshatin Koznicë të Lipjanit, është gjetë gjallë personi i zhdukur, që është raportuar dje në Graqanicë. E njëjta që nga dje është strehuar nga një familje në fshatin e sipërshënuar. Konform procedurave ligjore po kryhen procedurat e nevojshme policore përfshirë dhe kontrollet e duhura mjekësore”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.


MË SHUME NGA Kronika