09:10 / 12.04.2021
Vjedhje e rëndë në Pejë
Vjedhje e rëndë dyshohet të këtë ndodhur në Pejë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar në Polici sse persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në dy shtëpitë e vëllezërve të tij dhe kanë arrit të vjedhin një pistoletë dhe gjësende të ndryshme shtëpiake, transmeton Telegrafi.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 18:00 në Pejë.
Viktimat jetojnë në shtetet evropiane, ndërkaq Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.























