Sogojeva paralajmëron grevë e protesta pas 18 prillit

Sogojeva paralajmëron grevë e protesta pas 18 prillit

Ashpërsimi i masave nga ana e Qeverisë ka bërë që humbjet e bizneseve të jenë shumë të mëdha. Mbi 13 mijë biznese të hotelerisë kanë pësuar dëme të mëdha Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit Hysen Sogojeva.

Sipas tij, nëse nuk lirohen masat edhe pas datës 18 prill, do ndërmarrin të gjitha masat duke mos përjashtuar as grevën e protestat.

“Llogariteni 13 mijë biznese kanë qenë të mbyllura në Kosovë. Ne në mbledhjen e Kryesisë kemi marrë vendim që reagimet do jenë që nga ato më të butat, pastaj me greva dhe nuk përjashtohet mundësia deri tek padëgjueshmëria jonë, ne do të apelojmë që këto subjekte me patjetër do hapen pas datës 18”, theksoi tutje ai.

“Të gjithë forme po presim prej kësaj Qeverie, dhe krejt sytë i kanë tek ta, gabime pas gabime dhe kështu kuptohet që kësaj here qytetarët që kanë shkuar në Shqipëri kanë protestuar kundër kësaj qeverie, ashtu kuptohet sepse nuk është mendimi i Odës por ashtu kuptohet”.

“Mendojmë që shpejtë do takohemi, kemi paralajmërime që nesër dhe në bisedë e sipër do të zbutim këtë gjendje, por përndryshe Oda ka marrë vendim që bashkërisht me gastronomët sepse kemi nënshkruar marrëveshje, dhe nëse nuk lirohen masat sepse nuk ka kuptim që më të merremi me këtë punë, këta sektorë do të hapen”.

Tutje Sogojeva tha që kanë edhe mbështetjen e këngëtarëve dhe estradës në çdo lloj vendimi që marrin tutje.

“Ata janë pjesë e Odës, kemi drejtorin e estradës Afrim Muqiqin, dhe që po bën një punë të madhe sepse po themelohen bazat e punës tonë dhe që janë përkrah neve për çdo lloj vendimi”, u shpreh tutje ai.

Veprimin e Qeverisë Sogojeva e sheh të ngutshëm duke shtuar se nuk janë konsultuar për asnjë vendim.

“E para ne edhe më herët kemi thënë që ky veprim ka qenë i ngutshëm, dhe rezultati i atij vendimi u pa, që ne nuk jemi gabim për arsye se shumë pa arsye i kanë mbyll këtë pjesën e vikendit sepse është dashur me menduar që alternativa do të jetë e hapur dhe jo kur krejt Kosova e ka kaluar kufirin në Morinë, prandaj ne jemi kundër kësaj mënyrë. E para me neve nuk është biseduar fare dhe këtu është arsyeja pse ka dalë keq vendimi”, përfundoi Sogojeva.

Qeveria ka marrë vendim që të gjitha bizneset e gastronomisë dhe hotelerisë të jenë të mbyllura nga data 7 prill deri më 18 prill, kurse qarkullimi i qytetarëve është ndërprerë nga pra 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.


MË SHUME NGA Nacionale