Arrestohet ndërmjetsi që siguronte shtetësi-pasaporta bullgare
BKT
Kronika

Arrestohet ndërmjetsi që siguronte shtetësi-pasaporta bullgare

Një person që dyshohet se ështe nga Kosova,është arrestuar sot në kryqytetin bullgar, Sofie, pasi për shumë vite me radhë ka pajisur qytetarët e Kosovës, Shqipërisë etj, me shtetësi- pasaporta bullgare, kundrejt çmimeve të kripura prej disa mijëra eurosh për person.

Lajmi i transmetuar në mediat bullgare, nuk jep identitetin e të arrestuarit por vetëm inicialet N.A. Bashkë me të dyshuarin u prangosën zyrtarë- qytetarë bullgar, ndërsa thuhet se ndermjetsi priste ti paiste me nënshtetësi- pasaporta bullgare dhe persona tjerë.

Pasaporta bullgare dhe nënshtetësia e këtij vendi u bënë atraktive për qytetarët e tjerë të Ballkanit, pasi Bullgaria u bë pjesë e Bashkimit Europian.

Marrja e shtetsisë dhe pasaportës bullgare automatikisht u mundëson qasjen në tregun e punës së Bashkimit Europian, në krye me Gjermaninë. 

Trafikimi i shtetsisë bullgare u publikua për televizionin bullgar kombëtar BTV, nga një person i cili nga afër ka qenë i njoftuar me “procedurën korruptive” në Agjencinë bullgare jashtë vendit, skandal i cili ka dridhur Bullgarinë dhe ka shkaktuar arrestim të drejtorit të Agjencisë.

Sipas dëshmitarit, me kandidatët për pasaporta bullgare kanë punuar mbi 100 ndërmjetësues të cilët u kanë ndihmuar në mbledhjen e dokumenteve dhe adresave për regjistrim. Ai ka thënë se qytetarët e Maqedonisë për pasaportë bullgare kanë paguar deri një mijë euro, ndërsa ata të Kosovës deri pesë mijë euro.

“Më lehtë mund të bëhesh bullgar nëse hap ndërmarrje dhe punëson 10 punëtorë. Në bazë të aktiviteteve të tregtisë merret status i qëndrimit të përhershëm. Mënyra e dytë është kur shtetasit e huaj të vendeve jashtë BE-së posedojnë firma dhe nxjerrin dokumente për hapjen e selisë tregtare në Bullgari. Kurse varianti i tretë, që është përdorur më shpesh ditëve të fundit është të nxirret dokument për prejardhje bullgare”, ka thënë dëshmitari.

Sipas tij, ndërmjetësuesit kanë siguruar adresa të rrejshme për kërkuesit e pasaportave bullgare.


MË SHUME NGA Kronika