Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari nga Prishtina
BKT
Kronika

Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari nga Prishtina

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Mon Balaj” në kryeqytet, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, nuk iu është bindur urdhrave të zyrtarëve policor (në rroba civile). I dyshuari ka fyer dhe sulmuar fizikisht të njëjtit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika