Vidhen para dhe stoli ari në një shtëpi në Podujevë
BKT
Kronika

Vidhen para dhe stoli ari në një shtëpi në Podujevë

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se hajnat kanë arritur të vjedhin para dhe stoli ari në shtëpinë e viktimës, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se nga person-a të panjohur i është hapur me forcë dera e hyrjes së shtëpisë së tij e cila ishte pa përkujdesje dhe sipas ankuesit i janë vjedhur para te gatshme dhe stoli ari. Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës”, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika