09:57 / 19.04.2021
Arrestohet gjakovari, kërcënoi policinë pasi e dënuan për masat antiCOVID
Një qytetar në Gjakovë ishte revoltuar duke kërcënuar policinë pasi e dënuan se i njëjti nuk kishte respektuar masat antiCOVID-19, të marra nga qeveria e Kosovës.
Qytetari pas intervistimit është ndaluar nga policia për 48 orë.
“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Gjakovë 18.04.2021-23:55.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur me fjalë zyrtarët policor të cilët i kishin shqiptuar një gjobë për mos respektim të orarit të lëvizjes sipas vendimit të qeverisë lidhur me masat ndaj pandemisë Covid 19.Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.























