08:30 / 20.04.2021
Aksident në Tiranë, lëndohen 4 persona
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, transmeton abcnews.al.
Një autobus i linjës së Kopshtit Zoologjik është aksidentuar me një autobus tjetër, pranë Bashkisë së Tiranës. Sipas policisë janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobus, të cilët janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak.
Në Qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobuz me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobuz të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.abcnews.al























