Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në Klinë
BKT
Kronika

Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në Klinë

Mbrëmë në fshatin Grabanicë të Klinës ka ndodhur një aksident me fatalitet ku i vdekur ka mbetur një person.

Sipas raportit të policisë, një person ka vozitur veturën e tij në mospërshtatje me kushtet e rrugës dhe ka humbur kontrollin. Pas kësaj, ai ka goditur një veturë tjetër që ishte duke u drejtuar nga një femër.

Si pasojë e këtij aksidenti, në vendngjarje i vdekur ka mbetur i dyshuari, ndërsa tri femra kanë mbetur të lënduara.

Në vendngjarje kanë dalur policia e Kosovës dhe prokurori.

“Fsh.Grabanicë, Klinë, 19.04.2021-21:15. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, duke mos ju përshtat kushteve të rrugës ka humbë kontrollin dhe ka godit një veturë po ashtu me targa vendore që e drejtonte një femër kosovare. Si pasojë e aksidentit në vendngjarje vdes i dyshuari ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tri femra kosovare. Në vendngjarje ka dal njësitet përkatëse dhe prokurori.”.


MË SHUME NGA Kronika