Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Klinë
BKT
Kronika

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Klinë

Një person ka vdekur dhe tri femra kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15 në fshatin Grabanicë, të Klinës.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, pasi shoferi i njërës veturë duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës ka humbë kontrollin dhe ka goditur veturën tjetër.

“Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, duke mos ju përshtat kushteve të rrugës ka humbë kontrollin dhe ka godit një veturë  po ashtu me targa vendore që e drejtonte një femër kosovare. Si pasojë e aksidentit në vendngjarje  vdes i dyshuari  ndërsa lëndime trupore kanë pësuar  tri femra kosovare. Në vendngjarje ka dal njësitet përkatëse dhe prokurori”, thuhet në raport. 


MË SHUME NGA Kronika