08:53 / 21.04.2021
Arrestohen tre persona në Prizren, policia u gjeti pistoleta dhe drogë
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona mbrëmë në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Atyre u janë gjetur armë, substancë narkotike e jo vetëm
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta me tre copë fishkë, 8.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një thikë, një shufër, një boks metali, një pako rizlla dhe disa qese najloni”, thuhet në njoftimin e policisë.























