09:03 / 21.04.2021
Fushë Kosovë,arrestohen 3 shtetase të Shqipërisë, akuzohen për prostitucion
Policia e Kosovës ka arrestuar tri gra në Fushë Kosovë.
Ato janë shtetase të Shqipërisë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Mundësim apo detyrim në prostitucion’.
Janë arrestuar tri të dyshuara femra shqiptare shtetase të Shqipërisë nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe 140 (një qind e katër dhjet) € dhe 4 telefona. Të njëjtat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.
Rasti vazhdon të hetohet.























