Publikohet raporti i Monitorimit “Shërbimet Sociale në Kohë Pandemie”
Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, sot mban konferencën në të cilën bëhet publikimi i Raportit të Monitorimit “Shërbimet Sociale në Kohë Pandemie”
KOMF ka monitoruar procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale dhe ka hartuar Raportin e Monitorimit për 2020, i cili ka si qëllim kryesor pasqyrimin e gjendjes aktuale mbi shërbimet sociale. Raporti ofron të gjeturat si dhe rekomandimet lidhur me menaxhimin, financimin, ofrimin e shërbimeve sociale si dhe llogaridhënien.
Gjatë kësaj konference, paneli i diskutimit i përbërë nga KOMF, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës do të diskutojë mbi të gjeturat dhe rekomandimet e këtij Raporti si dhe do të bashkëbisedojë me pjesëmarrësit mbi gjendjen e shërbimeve sociale gjatë pandemisë.
Në emër të misionit të përbashkët për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, shprehim mirënjohje të thellë për punën tuaj.























