Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë të mitur
BKT
Kronika

Arrestohet një person, dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar. 


MË SHUME NGA Kronika