09:29 / 23.04.2021
Prishtinasit i konfiskohet patent-shoferi i falsifikuar
Një personi në Prishtinë, ditën e djeshme, i është konfiskuar një patent-shofer i falsifikuar.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë:
Prishtinë 22.04.2021 – 09:00. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një patën-shofer i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.























