Fier, plagosi me thikë 30-vjeçarin, shpallet në kërkim autori i dyshuar
BKT
Kronika

Fier, plagosi me thikë 30-vjeçarin, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një plagosje më thikë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin Fierit.

Një shtetas me iniciale A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin K. D., rreth 30 vjeç.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes dhe e ka shpallur në kërkim atë.

"Sot rreth orës 16:00, në lagjen "Konferenca e Pezës", Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit." - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./oranews


MË SHUME NGA Kronika