Dyshohet se rrahu nënën e saj, arrestohet vajza
BKT
Kronika

Dyshohet se rrahu nënën e saj, arrestohet vajza

Një vajzë dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj, njofton raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Vajza e cila sulmoi nënën është arrestuar, dhe me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të mbetet nën hetime.

‘’ Mitrovicë, 26.04.2021 – 00:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën së saj, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.’’


MË SHUME NGA Kronika